

10 orë më parë
10 orë më parë
Kosova bisedon me BERZh-in për zhvillimin e projekteve infrastrukturore
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe ministri i Financave, Hekuran Murati, takuan përfaqësuesit e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZh) për thellimin e bashkëpunimit dhe avancimin e projekteve infrastrukturore. Diskutimet u fokusuan në zbatimin e Memorandumit të Mirëkuptimit të nënshkruar në vitin 2024, me një portofol investimesh deri në 400 milionë euro deri në vitin 2027. Projektet prioritare përfshijnë infrastrukturën rrugore, ujërat e zeza, sistemin e ujit, efikasitetin e energjisë dhe transportin publik. Kryeministri Kurti e theksoi rëndësinë e partneritetit me BERZh-in për të përmirësuar shërbimet për qytetarët.
Pyetje për këtë artikull:
Burimet: